Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës për fitoren e merituar,

Ai përmes një postimi ka shkruar se, futbolli është dëshmi se ne jemi popull që punojmë po aq sa tjerët dhe se me përkushtimin dhe mbështetjen e duhur nga shteti do të mund të shkëlqenim në secilën fushë e të sfidonim secilin shtet.

Postimi në Facebook:

Ju pëlqen!

Rinia jonë nuk vuan nga mungesa e talentit dhe e aftësive por nga mungesa e përkrahjes dhe e mundësive. Futbolli është dëshmi se ne jemi popull që punojmë po aq sa tjerët dhe se me përkushtimin dhe mbështetjen e duhur nga shteti do të mund të shkëlqenim në secilën fushë e të sfidonim secilin shtet. Urime për fitoren e merituar! Shpresojmë shumë e urojmë me zemër të na gëzojë me fitore edhe kombëtarja në ndeshjen e sontme me Francën!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.