Ish-sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov, një nga ikonat e skuadrës së Manchester United, ka folur për krizën që po kalon ish-skuadra e tij. Sipas Berbatov, zërat që qarkullojnë nuk e ndihmojnë aspak klubin dhe trajnerin Solskjaer.

Berbatov, 149 ndeshje dhe 56 gola për United në karrierë nqë sezonet 2008-2012, tha: “Është e dhimbshme kur sheh skuadrën në këto nivele. United është pas Liverpool dhe Manchester City, ekipe që më parë ishin pas nesh”, tha bullgari.

“United vuan shpesh kur luan me topin. Kam frikë kur shoh skuadrën. Shpresoj vetëm që United të mos përfundojë si Liverpool, që ka 29 vite pa fituar titullin në Premier League”, tha Berbatov,  dy tituj kampionë me Manchester United (2009 dhe 2011).

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]