E gjithë industria e filmit është në rënie. Në krejt botën lansimet e filmave po shtyhen, festivalet po anulohen dhe xhirimet janë ndalur. Kinematë janë mbyllur tash e disa javë. Të gjitha teatrot e mëdha dhe ato të voglat në Gjermani e përreth botës i kanë mbyllur dyert e tyre më herët në mars, së bashku me institucionet e tjera kulturore.

Hollywoodi ka ngritur alarmin duke thënë se humbja do të jetë me miliarda. Por të ardhurat e studiove të mëdha janë vetëm një pjesë e krizës që po reflekton në gjithë sistemin filmik. Produksionet e pavarura, pronarët e kinemave dhe filmbërësit privatë, të cilët shumicën e herëve kanë vepruar nga paga në pagë, janë goditur rëndë. Shtyrja e filmave nisi në mars me njoftimin se “No Time to Die” me James Bondin është shtyrë për në nëntor. Produksionet e tjera të mëdha të Hollywoodit e ndoqën të njëjtën rrugë. “Disney” e ka shtyrë dramën “Mulan”.

E “Sony Pictures” ka shtyrë “Peter Rabbit 2” . Hollywood tashmë po pret humbjen e 20 miliardë dollarëve për këtë vit. Tregu evropian është në situatë të njëjtë. Disa filma potencialë për t’u bërë hit, që së fundi kanë pasur premierën apo kanë fituar çmime në festivale si “Sundance” apo në “Berlinale”, janë shtyrë apo janë tërhequr nga kinematë. Publikimi i fituesit të “Ariut të argjendtë”, “Un

dine” nga regjisori gjerman Christian Petzoldwas, është shtyrë për në qershor, por kjo mund të jetë optimiste. Ndryshe nga filmat që u dhanë shumë pak në kinema para se kriza e koronavirusit të shpërthente, e që u zhdukën pas disa ditëve, publikimet e shtyra kanë kohë për një organizim më të mirë të marketingut për një publikim të mundshëm gjatë verës. Ndërkohë, distributorët janë duke shtyrë përpara lansimet digjitale që në kushte normale dalin aty disa muaj pas shfaqjeve nëpër kinema.

Në fillim të këtij muaji studiot e mëdha si “Disney”, “Warner Bros.” dhe “NBCUniversal” filluan që të çojnë përpara publikimet online në ITunes dhe në Amazon si filmat “The Invisible Man”, “Emma and Frozen 2.”. Përderisa produksionet e mëdha si “No Time to Die” po presin për premiera më profitabile në kinema, qasja e re digjitale mund të zvogëlojë “dhimbjen” në kohën e virusit. “Në vend që t’i shtyjmë premierat e filmave apo që t’i shfaqim ata në një fushë sfiduese për distributorët, ne dëshiruam që t’ua japim një mundësi njerëzve që t’i shohin këta filma nga shtëpitë e tyre në një mënyrë që është e pranueshme por edhe e përballueshme”, ka thënë në një deklaratë Jeff Shell, drejtor i “NBCUniversal”.

Ju pëlqen!

Supozohet se platformat që kanë mundësinë e shfaqjeve online si “Netflix”, një platformë që tashmë veç publikon filmat online, do të lulëzojnë, pasi që njerëzit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre. “Netflix”, “Amazon Prime” dhe “Disney+”, që kanë pasur oferta në Gjermani që nga 24 marsi, kanë pasur një valë të madhe të përdoruesve. Edhe platformat më të vogla si “Mubi” po përfitojnë po ashtu

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!