“Ndoshta gabimi më i madh që kam bërë në të shkuarën, ka qenë të besoja se dashuria kishte të bënte me gjetjen e njeriut të duhur. Në të vërtetë, dashuria ka të bëjë me shndërrimin në njeriun e duhur. Mos kërko për personin, me të cilin do të kalosh jetën. Bëhu personi me të cilin do ta kalosh jetën tënde”. – Neil Strauss

“Të uroj të gjesh dashurinë, por më shumë të uroj të jesh mjaftueshëm i/e fortë sa të largohesh nga aty ku mungon dashuria”. – Tiffany Tomiko

“Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një synim, jo me njerëz apo objekte”. – Albert Einstein

“Nëse sheh diçka të bukur tek dikush, thuaje”. – Ruthie Lindsey

“E bukur është ajo femër që njeh njerëz, vende dhe gjëra, të cilat nuk e ndryshojnë. Ajo përkufizohet nga dashuria e saj për mirësinë dhe nga zemra e saj bujare”. – Michael Chatman

“Ai/Ajo që të meriton, i sheh edhe të metat e tua; e di që ti je tip i vështirë për t’u përballuar. Por ai/ajo jo vetëm që e vlerëson këtë gjë, por as që përpiqet ta ndryshojë këtë gjë tek ty, edhe pse nuk  e pëlqen fare që je i/e tillë”. – Charles J. Orlando

“Gjithmonë kujtohu se je plotësisht unik/e. Ashtu si çdokush tjetër”. – Margaret Mead

“Motoja e jetës sime është ‘Bëj më të mirën, në mënyrë që të mos pendohesh për asgjë’”. – Magdalena Neuner

“Mund të flasësh për dikë me vite, përditë, dhë prapë nuk ndihesh njësoj sikur të qëndrosh përballë dikujt, pa thënë asnjë fjalë, dhe sërish të ndjesh për atë person me gjithë zemrën tënde. Ndihesh sikur e njeh atë njeri prej kohësh… Lidhjet krijohen me zemër, jo me gjuhë”. – C. JoyBell C

“Mirësjellja është një zgjedhje. Lumturia është një zgjedhje. Optimizmi është një zgjedhje. Mirësia është një zgjedhje. Falja është një zgjedhje. Respekti është një zgjedhje. Çfarëdo gjëje që zgjedh, të përcakton ty, kështu që zgjidh me mençuri”. – Roy T. Bennett

“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

“Fillo nga aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh”.  Arthur Ashe

“Lumturia nuk është diçka që të jepet e gatshme. Ajo vjen nëpërmjet veprimeve të tua”. – Dalai Lama

“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh”. – Oprah Winfrey

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress