Për të qenë të lumtur nuk është tepër e nevojshme të arrijmë mjaft të mira materiale. Ne kemi mundësinë të shohim perëndimin e diellit, yjet gjatë natës, zogjtë gjatë ditës, buzëqeshjet e miqve dhe familjarëve tanë, si dhe t’i shohim ata të jenë të shëndetshëm. Këto janë gjëra, për të cilat ne duhet të jemi mjaft falenderues.

Duhet ta falenderojmë Zotin sepse kemi në jetë, sepse nesër do të nisë një ditë e re për ne dhe do të na sjellë diçka ndryshe në jetën tonë. Me gjithë këto të mira që kemi në jetë, është mjaft e lehtë ta ndërtojmë pjesën tjetër me pak mundim nga ana jonë.

Këto janë të gjitha gjërat që bën një person i zgjuar. Ai i falenderon të gjithë personat që kanë besuar tek ai, sepse ata e kanë ndihmuar të ndihej i bekuar. Mirëpo ai i falenderon akoma më tepër ata që e kanë sfiduar, pasi ishin ata që e mësuan se si të ishte një luftëtar.

Në një skuadër të fortë, anëtarët e falenderojnë njëri-tjetrin jo vetëm në mënyrë individuale, por edhe përpara gjithë të tjerëve. Falenderimi dhe vlerësimi krijon një klimë, në të cilën të gjithë ndihen të rëndësishëm për rezultatin që kanë dhënë në grup.

Këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne me gjithë personat që na rrethojmë. T’i falenderojmë ata për çdo gjë që na kanë mësuar, pasi falë tyre ne kemi ndërtuar një karakter tonin unik, i cili na diferencon prej të tjerëve.

Falenderoje dikë që të ndihmon, sepse të ka bërë të ndihesh i dashur dhe i mbështetur nga të tjerët. Falenderoje edhe dikë që të lëndon, pasi goditjet e tij të kanë bërë më të fortë. Falenderoje një projekt që të mbajti zgjuar deri natën vonë, pasi ai të mësoi se si ta kalitje mirë vullnetin dhe të stërmundoheshe për të arritur rezultatet që dëshiroje.

Falenderoje veten, nëse ke zëvendësuar me orë të tëra një koleg të sëmurë në punë, pasi kjo tregon humanizëm për ty dhe nëse ne nuk e ndihmojmë njëri-tjetrin, gjithçka do të ishte e kotë.

Ji i zgjuar dhe falendero. Kështu i bën të tjerët të ndihem më mirë dhe më të vlerësuar. Ti e ke këtë dhunti dhe mund ta bësh. Mos u trego i varfër shpirtërisht duke i kursyer falenderimet dhe vlerësimet, sepse vetëm ata e bëjnë një gjë të tillë.

Trego bujari, trego mençuri dhe trego se je njeri dhe do të shohësh më të mirën tek të tjerët. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]