Një ekip studiesish nga Universiteti Federal Siberian në Rusi ka dalë së fundmi me një shpjegim të ri për atë që njihet si Shpërthimi i Tunguskës, ndodhur në qershor të vitit 1908. Daniil Khrenikov, kreu i studimit sugjerojnë se shpërthimi që pati pasoja të mëdha në zonë, u provokua nga një asteroid me përmbajtje hekuri, i përmasave 200 m në diametër që kaloi tangencialisht në atmosferë dhe mandej doli në hapësirë. Kjo për shkak të këndit të hyrjes.

Shpjegimi në fjalë përsërit tezën e prillit të vitit 2020, bërë nga Sergei Karpov i Instituti i Fizikës Kirensky në Krasnojarsk sipas të cilit pasojat e vëzhguara flasin për një kënd të asteroidit që shpjegon hyrjen dhe daljen e tij. Sipas studimit në fjalë kemi të bëjmë në fakt me një meteor që rrëshqiti për rreth 3000 km në lartësi 10-15 km duke krijuar një valë goditëse të jashtëzakonshme me dëme kolosale si zhdukja e 80 milionë pemëve, rrafshimin e 2000 km2 pyll, një ndriçim që u pa deri në Britaninë e Madhe dhe shpërthim që u dëgjua deri në 745 milje larg. Udhëtimi i tij ishte me shpejtësi 20 km/sekondë përpara se të dilte duke humbur gati gjysmën e masës prej 30 milionë tonësh. Kjo shpjegon mungesën e grimcave të hekurit në sipërfaqe, por praninë e oksideve të hekurit.

Kjo teori i jep shpjegim edhe mungesës së copave nga trupi qiellor dhe debatit të gjatë për mungesën e një krateri, që nëse do të kishte përplasje reale mendohet se do ishte deri në 2 km në diametër.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.