Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi mëngjesin e sotëm se ka pasur disa shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas dhe se shërbimet e urgjencës janë në terren.

Dhe sipas mediave të huaja, ndonëse informatat janë ende të pa konfirmuar, ka edhe të vrarë dhe të plagosur.

 

Ndërkohë në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen pamje, që supozohet se vijnë po nga Kievi, që tregojnë situatën pas shpërthimit.