Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka vendosur përsëri që kontratën për furnizim me qumësht, për shkollat e ciklit të ulët të Prishtinës , t`ia jep njeriut, i cili sipas analistëve, zhvati Kosovën për vite të tëra, me qindra miliona euro, pra Blerim Devollit, gjegjësisht kompanisë së tij në parajsë fiskale të quajtur “ABRAZEN”.

Sipas njoftimit të fundit del se kryetari Shpend Ahmeti përsëri ka vendosur që edhe një herë të ia japë tenderin kësaj kompanie , pas hapjes së ofertës të re, pasi që muaj më parë e pati anuluar me arsyetimin se çmimi i ofertuar nga ofertuesi e ka kaluar shumën e planifikuar nga komuna, kurse lënda ishte proceduar për hetim edhe në Prokurori.

Analisti politik dhe njohës i çështjeve ekonomike Dardan Grapci, ka reaguar me të mësuar këtë lajm, duke theksuar se është e pa kuptueshme se si po vazhdon krimin me Devollët kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili as që po lodhet e mendon se ka prokurori e as për gjykata, sepse po llogaritë që derisa është pjesë e klanit kriminal PRONTO dhe COCA COLA ZERO, askush nuk do të merret me të dhe të hapë e ta ndjek këtë rast kriminal kundër tij. Mirëpo Grapci thotë se nëse askush nuk merret me këtë rast, duhet të reagojnë prindërit e nxënësve që ti shpëtojnë fëmijët e tyre nga helmimi.

Ju pëlqen!

“Për këtë skandal me qumësht, për furnizimin e shkollave, duhet që së pari prindërit ta ngritin zërin kundër Shpend Ahmetit duke kërkuar nga ai qe këtë produkt ti largoj sa me larg prej fëmijëve, duke e ditur qe qumështi që vjen nga kompania ABRAZEN që është në pronësi të Blerim Devollit, është i bërë me qumështin pluhur i cili është kancerogjen dhe me rrezatime të bombës që ka shpërthyer në Çernobil të Rusisë”, tha Grapci

Sipas tij zgjidhja do të ishte që këtë kontratë ta ndalon prokuroria dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht , derisa dihet se cila është shkalla e rrezikut nga konsumimi i qumështit më përmbajtje radioaktiviteti që importohet në formë pluhuri nga Rusia.
“Do të ishte mirë që Prokuroria e Kosovës ta qet gishtin në kokë dhe ta pyes veten – Si do kishin reaguar ata në qoftë se një fëmijë i tyre do sëmuret nga qumështi që po e sjell ABRAZEN dhe VITA , për mos me ardhur deri te ky skandal unë them që Blerim Devolli , apo më mirë të them korporata DEVOLLI, të hetohen, pra nga Qumështi VITA e deri te kompania ABRAZEN e cila paketon qumështin në pako të vogla për shkollat fillore. Nëse nuk merren masa kundër kompanisë Abrazen, duhet gjithqysh që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Prishtinës”, tha Grapci /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!