Gjatë ditës së djeshme u raportua për ngacmimin seksual ndaj një të miture në një shkollë në Prishtinë.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se vajza e ngacmuar është nën moshën 6 vjeçare.

“Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë’, ka shkruar ai.

Tutje Ahmeti ka shtuar se ngjarja ka ndodhur me 24 prill të këtij vitit, ndonëse në media është raportuar dje.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se shkolla në të cilën ka ndodhur ngacmimi së bashku me drejtoreshën e asaj shkolle e kanë trajtuar rastin me seriozitet.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!

Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë.

Megjithatë, shkolla Faik Konica e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.

Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.

Shkolla dhe Drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë ndërmarrë brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm.