Fan Noli ne nje krijim te mrekullueshem per Bajram Currrin: 

Shpella e Dragobise 

Kur tufani e shthuri fene, 
Kur tirani e krrusi atdhene, 
Mbi nje breg te Dragobise 
Priret Flamur’ i lirise. 

Ju pëlqen!

Atje nisi, atje mbaroj, 
Atje krisi, atje pushoj, 
Rrufe-shkab’ e Malesise, 
Ne nje shkemb te Dragobise. 

Vendi dridhej, ay mbeti 
Se s’tronditej nga terrmeti. 
Div dragoj i Dragobise, 
Trim tribun i Vegjelise. 

0 Bajram, bajrak i gjalle, 
More nam me gjak ne balle, 
Te nje shpell’ e Dragobise, 
Yll i rrall’ i burrerise. 

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra, 
Po ti s’vdiqe, or Baba, 
As te shkemb’ i Dragobise, 
As te zemr’ e Djalerise. 

As je vrar’ e as po vritesh 
Legjendar Ante po rritesh. 
Dithiramb i Dragobise, 
Tmerr, panik i mizorise. 

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpelle. 
Gjer ne qjell u-ngrit Keshtjelle 
Per clirimin’ e Shqiperise 
Katakomb’ e Dragobise. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!