Kryetari i Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo ka reaguar pas heqjes së tabelave që institucioni vendor i drejtuar nga ai i vendosi me gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipen. Përmes një postimi në rrjetet sociale në gjuhën greke, ai thotë se po e kontrollon me kujdes situatën.

“Ju falënderoj ngrohtësisht për mesazhet e shumta që më keni dërguar këto ditë në lidhje me ngjarjet e fundit. Po e kontrollojmë  situatën me kujdes dhe me ndjenjë përgjegjësie” shkruan Leonidha Hristo.

Dy ditë më parë në Bashkinë Finiq rrugët u mbushën me tabela në dy gjuhë greqisht dhe shqip. Por ajo që ka sjellë reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjuhë dytësore. Këto tabela, shumica prej tyre u shkatërruan që ditën e parë që u vendosën, megjithatë Bashkia e Finiqit i vendosi sërish.

Ju pëlqen!

Por ARRSH dhe policia organizuan një aksion gjatë natës për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave që shqipen e konsiderojnë gjuhë të dytë në Finiq. Ky veprim është kundërshtuar nga banorët që i përkasin pakicës greke, por sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!