Në seancën e nesërme, Kuvendi pritet të shqyrtojë në lexim të parë projektligjin lidhur me financimin e subjekteve politike.

Nga shoqëria civile vlerësojnë se versioni i projektligjit që është sjellë në Kuvend përbën një hap të madh në avancimin e transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike karshi publikut.

“Miratimi i këtij projektligji, që reflekton edhe opinionin e Komisionit të Venedikut, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e shoqërisë civile dhe e faktorit ndërkombëtar. Si entitete që synojnë të qeverisin me qytetarët dhe vendin, subjektet politike duhet të demonstrojnë shembull të mirë të vetëqeverisjes, duke garantuar në radhë të parë që, financimi dhe shpenzimet e tyre bazohen në parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në një reagim nga një grup i organizatave të shoqërisë civile.

Ju pëlqen!

Këto organizata u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos vonojnë votimin e këtij projektligji. Sipas tyre, miratimi në lexim të parë do t’i hapte rrugë krijimit të grupit punues, nga i cili kanë kërkuar që të jetë i hapur dhe transparent, si dhe të garantojë përfshirjen e shoqërisë civile.

Kjo kërkesë është bërë nga organizatat si; D+, GLPS, KDI, D4D, Lëvizja FOL, Çohu dhe WFD.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.