Ishin mbledhur për të përcjellë për në banesën e fundit, efektivi i Forcave të Mbrojtjes në Irlandë, Shay Bradley i ka shokuar të gjithë. Ndërsa njerëzit shikonin arkivolin duke u varrosur, ata filluan të dëgjonin një zë i cili mesa duket vinte nga brenda tij.
Ku dreqin jam? Ku më keni futur? Ku ndodhem? Këtu është shumë errësirë, a është prifti aty? Më lini të dal! Më lini të iki!
Të ftuarit më pas kuptuan që ishte zëri i veteranit, i cili vdiq në 8 tetor pas një sëmundje të rëndë e cila e kishe zënë prej shumë kohësh.
Veterani mesa duket kishte bërë një regjistrim paraprak, dhe të tërë të ftuarit shpërthyen në të qeshura. Ideja e tij për regjistrimin, ishte që askush mos të qante në varrimin e tij, përkundrazi të qeshnin e ta kujtonin ate gjithmonë me lumturi dhe gëzim./ Burimi:Mirror/MekuliPress/