Deputetët Artan Grubi dhe Ejup Alimi e kanë cilësuar si skandaloze vendimin për të dënuar me nga 19 vite burg dy shqiptarët për vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski.
Nga foltorja e Kuvendit, Grubi dhe Alimi thanë se kjo është një drejtësi selektive dhe e korruptuar.
“Kjo e ka ndezur alarmin për intervenim në gjykatë dhe nevojë për reforma të thella në tërë sistemin gjyqësor. Me vendimin skandaloz u dëshmua drejtësia selektive, qoftë në linjë etnike, fetare ose partiake. Po dënohen dy të rinj me nga 19 vite burg, gjegjësisht 38 vite, ndërsa vrasësi i Almirit të vogël në Kumanovë është dënuar me vetëm 6 vite burg dhe ju mundësuar të mbrohet në liri. Nëse kjo nuk është drejtësi selektive, atëherë nuk e di se çfarë është”, ka thënë deputeti Artan Grubi

Ai i ka përmendur edhe rastet “Sopot” dhe “Monstrum” si shembuj të drejtësisë selektive, ndërsa për rastet e protestave në Gjorçe Petrov, ku protestuesit dogjën dyqane në pronësi të shqiptarëve tha se asnjë nga të dyshuarit nuk është dënuar.

Pasi pika për Këshillin Gjyqësoior do të diskutohet e para, koordinatori i BDI, Ejup Alimi, kërkoi një orë pauzë që të koordinohen dhe përgatiten për diskutim për rastet gjyqësorë që ndodhën dje, si ai i dënimit me nga 19 vite burg i dy të rinjve por edhe i BFI-së. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!