Doktori shqiptar nga Kosova ka bërë një paralajmërim tronditës në rast shkuarje në zgjedhje.

Ai ka thënë në aspektin e shëndetit publik shkuarja në zgjedhje sërish në kohë pandemie do të ishte vrasje kolektive.

“Në aspektin e shëndetit publik, shkuarja e vendit edhe njëherë në zgjedhje në këtë kohë pandemie do të kishte përmasa të një vrasje kolektive të qytetarëve. Vetëm në javën e fundit 87 vdekje e në mesin e tyre edhe persona shumë të ri në moshë. Spitalet plot. Pacientët me saturim të oksigjenit nën 80% (gjendje akute ngulfatjeje), janë duke u shëruar në shtëpi për shkak të mungesës së shtretërve nëpër spitale”.

Ju pëlqen!

“Në aspektin politik e moral, shumë deputetë që ishin dhe nuk ishin sot prezent në parlament, definitivisht e kanë vendin diku tjetër. Në kohëra normale këtyre do të duhej t’ju tregohej sa më shpejt vendi që e meritojnë, sepse nuk janë as në shërbim të qytetarëve që i kanë votuar e as të shtetit të Kosovës”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.