Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli ka arritur rezultat historik, duke u shpallur Kampione Europe. Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës. Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje.

Në stilin e shtytjes Veli pasi realizoi provën e parë 108 kg dhe të dytën 111 kg siguroi medaljen, ndërkohë që Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme. Në dygarësh Veli ka arritur të ngrejë peshën e përgjithshme 208 kg.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.