Një nga mediat më të njohura britanike për historitë njerëzore, i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës.

Gal-dem.com ka treguar historinë e një shkrimtareje britanike e cili braktisi Parisin dhe Londrën ku kishte jetuar më parë duke u zhvendosur në Tiranë për të jetuar.

Sonia Bensoltane tregon se ndihet më afër me natyrën në trotuaret me pemë të Tiranës.

Ju pëlqen!

Shkrimi i plotë i publikuar në “Gal-dem.com”:

Përpara se të vizitoja Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, unë kam jetuar në Londër dhe Paris; ku ndjeva që shpirti i këtyre qyteteve ishte acarues, i zhurmshëm dhe i ngutshëm. Ngutja dhe nxitimi që unë shijoja dikur në kryeqytetet britanike dhe franceze, kishte filluar të ndihej si barrë mbi shpatullat e mia dhe ishte bërë mëse e qartë që kisha nevojë të gjeja pak qetësi.

E kisha vizituar Shqipërinë me miqtë për pushime, përpara pandemisë. Nuk dinim shumë për kulturën shqiptare, por kuriozitet na shtyu drejt këtij vendi të vogël ballkanik, i cili kufizohet me Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Kur eca për herë të parë në rrugët e qeta të kryeqytetit, Tiranës, pata ndjesinë që koha kishte ngadalësuar dhe u mbusha me një ndjenjë paqeje. Me shëtitjet e rastësishme të njerëzve, apo pushimin në kafenetë – veranda e shumta, ambienti i paqtë më ftoi edhe mua të ngadalësoja. Pak herë isha ndjerë kështu në Paris apo në Londër, sepse në qytetet e mëdha na mungon koha. Ne nxitojmë! Ndërkohë në Tiranë, ende njerëzit nuk duket se shqetësohen shumë për kohën.

Kureshtar nga kjo mënyrë e ngadaltë jetese, ajo u ngulit në mua. Pasi kufizimet e udhëtimeve u hoqën, unë vendosa të zhvendosem në Tiranë me një mik të afërt. Nuk e kisha imagjinuar kurrë sesa shumë do ta ndryshonte mendësinë time për jetën. E ndërsa jetoja atje, unë gjithashtu përftova mënyrën sesi koha mund të kishte një shtrirje më të gjerë, të cilën mund ta provoje dhe shijoje.

Vendi që kishim marrë me qira ishte në zonën e “Pazarit i Ri”, që është i famshëm për merkaton – që quhet “Pazari i Ri”. Pazari i vjetër, që ishte merkata origjinale, u shemb në vitin 1959. Për një kohë të gajtë, “Pazari i Ri” ishte vendi i vetëm ku tregtohej peshk i freskët, mish dhe perime. Sot, një çati moderne e qelqtë mbron tezgat, dhe një numër kafenesh dhe restorantesh gjenden në ndërtesa piktoreske të rozta dhe të verdha që rrethojnë merkatën. Në mëngjes, aroma e kafes së freskët noton në ajër së bashku me aromën e ullinjve me lëng, ndërsa afër pasdites, fillon të ndjesh aromën e qofteve tradicionale nga restorantet, ndërsa Ezani (thirrja islame për lutjen) kumbon përreth lagjes.

Me këtë merkatë kaq pranë, ishte e lehtë të blije produkte lokale me vetëdije. Freskia e produkteve, më futi në një rutinë të re të të bërit pazar. Fillova t’i dedikoja më shumë kohë gatimit, ndërsa zgjedhja e ingredientëve në merkatë më inkurajonte të gatuaja shëndetshëm.

Nga vendndodhja e apartamentit tim në qendër të Tiranës, gjithçka ishte në një distancë ecjeje. Ndalova së përdoruri transportin publik, gjë që më largoi stresin, nxitimin dhe parehatinë e të qenit në autobusë dhe trena të tejmbushur.

Ndërsa ecja, fillova t’u kushtoja më shumë rëndësi gjërave që më rrethonin. Shija njerëzit dhe dhe botën rreth meje, në vend që të merresha me telefonin. Vura re disa biznese të reja dhe art rruge që nuk i kisha vënë re më parë. U ndjeva më i afërt me natyrën në trotuaret me pemë të Tiranës. Gjëja e parë në mëngjes ishte ushtrimi i turpit; ecja u bë njëfarë meditimi, pasi më ndihmonte të qartësoja mendimet përpara se të nisja ditën. Horizonti natyral i qytetit gjithashtu ndihmoi sensin tim të qetësisë; ndryshe nga qiellgërvishtësit apo ndërtesat e larta, Tirana shtrihet nën malin e Dajtit, i cili kthehet në një nuancë të purpurt kur ulet dielli.

Qyteti dhe qetësia e tij e ngadaltë, patën gjithashtu efekt në jetën time sociale, duke më mësuar sesi të ndërtoja marrëdhënie më të forta. Në Shqipëri, tipikisht i jepet më shumë kohë shoqërisë dhe aktiviteteve sociale.
Kur fillova të shoqërohesha me miqtë e mi shqiptarë, ne do të takoheshim nëpër kafene, do porositnim ekspres dhe do qëndronim aty me orë të tëra, duke humbur kështu gjurmët e kohës. Kafeja, nuk është thjesht një dozë kafeine për shqiptarët; është një mënyrë jetese. Me një filxhan të mirë kafeje njerëzit lidhen, mbyllin marrëveshje biznesi, ose thjesht shijojnë momentin. Shqiptarët nuk e kanë me nxitim kur të ftojnë për një kafe. Kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk kanë asgjë për të bërë, por përkundrazi ndodh sepse ata i i vlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Prandaj ata e kanë prioritet të gjejnë kohë për miqtë e tyre.

Eventet sociale shijohen më së shumti të Dielave; dita sinonim i familjes, ushqimit dhe kohës cilësore në Shqipëri. Kujtimet më të bukura për mua ishin të Dielat e kaluara në qytetin e vogël të Divjakës, ku miqtë e mi shqiptarë shkonin për të vizituar familjet e tyre, e ku më ftuan edhe mua të shkoj. Ideja ishte të njihnim anëtarët e familjes ndërsa shijonim ushqimin e shijshëm, tregonim histori dhe të dëgjonim disa këngë të vjetra shqiptare si “Do digjesh si zjarr” nga Anila Mimani, ose duke u përpjekur të përsërisnim hapat e valles shqiptare në “Pogonishte”-en e Genës.

Divjaka është një vend i pabesueshëm që i jep kuptim qetësisë, familjes dhe komunitetit. Ka një park kombëtar në këtë qytet, ku familjet mblidhen gjatë fundjavës dhe organizojnë barbeky në vendet e dedikuara për grill në park. Gjithashtu shijuam edhe rezervuarin natyral të ujit në qytet; një herë morëm peshk të freskët të sapo kapur nga një peshkatar vendas dhe e shijuam këtë ushqim të shijshëm vendas pas një udhëtimi me varkë në lagunë. Një aktivitet tjetër është çiklizmi përmes parkut; mund të merren biçikleta me qira në hyrje të tij.

Tani që këtij udhëtimi i erdhi fundi, mund të them që kultura shqiptare më rilidhi me natyrën, sensin e komunitetit dhe të drejtën për të ngadalësuar. Të ndjerit më afër këtyre gjërave të thjeshta, më bëri të rivlerësoj atë çfarë ishte më e rëndësishme për mua në këtë fazë të jetës. Pas kohës së kaluar në Shqipëri, e dija me siguri që nuk doja të jetoja më gjatë në qytetet e mëdha dhe nisa të kërkoj për një vend të ri që ta quaj shtëpi, e që ndan të njëjtat veti me mënyrën e qetë të jetesës së Tiranës. Kështu që përfundova e zhvendosur në një qytet të qetë të Meksikës, me këto prioritete të reja në mendje.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!