Rritet në 425 numri i të vdekurve nga koronavirusi. Sipas raportit të komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë deri tani 635 kanë lënë spitalet në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u diangostikuan me koronavirus dhe pasi morën mjekimet e duhura në spital pas dita ditësh largohen.

Por edhe numri i të infektuarve është rritur në 20 438. Ndërkohë në Hong Kong është regjistuar edhe viktima e parë nga koronavirusi dhe bëhet fjalë për një 39-vjecar, i cili kishte udhëtuar disa ditë më parë në qendën e shpërthimit të virusit, Wuhan.

Një sërë vendesh kanë vendosur kufizime udhëtimesh duke u mohuar hyrjen vizitorëve që vijnë nga Kina, ose që kanë qenë atje. Disa kanë ndërprerë fluturimet drejt Kinës, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë paralajmëruan kundër masave të tilla. Pekini ka kritikuar valën e kufizimeve, duke akuzuar qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet zyrtare.

Lexo po ashtu:  7 shkaqe të kancerit të vezoreve që do bënit mirë t’i dinit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!