Udhëtimi për në Bullgari për të ndjekur ndeshjen e kombëtares angleze për kualifikueset e Euro2020 ka rezultuar fatal për një tifoz.


Rob Spray vetëm 32 vjeç ishte një tifoz i zjarrtë i kombëtares i cili humbi jetën në një mënyrë shumë të çuditshme.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Rob u gjet në gjendje të dehur në qendër të Sofies. Pasi ai u dërgua në spital, mjekët tregojnë se ai filloi të kërcënonte stafin mjekësor se do t’i vriste ndaj dhe ata thërritën policinë.

Ju pëlqen!

Gjatë rrugës për në stacionin e policisë ai humbi jetën në një mënyrë ende të paqartë.

Por familjarët e tij nuk mendojnë të njëjtën gjë dhe e konsiderojnë këtë vdekje si të dyshimtë.

“Ne nuk e dimë se ç’ndodhi, por ai vdiq nën kujdestarinë e policisë.” – shprehet motra e tij.

Policia ende po punon për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij përpara se trupi të rikthehet në Angli.

Lexo po ashtu:  Tani problem është edhe rendi publik. Sondazhi: Krimi ka marrë përmasa të frikshme
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!