Shkencëtari Tim Spector ka hedhur një hipotezë së fundmi, ndërsa shprehet se njerëzit që kanë një shenjë vije në thonjtë e tyre, mund të kenë kaluar virusin.

“The Mirror” raporton se kjo vijë mund të jetë shkaktuar nga ndërprerja e rritjes së thuas, pas një lëndimi ose sëmundjes.

Spector, i cili drejton aplikacionin Zoe Symptom Study, ka paralajmëruar që kjo është një simptomë e re, e cila mund të thotë që ju keni kontraktuar Covid-19 më parë. Shenja në formë vije nuk shoqërohet me skuqje të lëkurës dhe nuk përbën shqetësim.

Ju pëlqen!

“A duken thonjtë tuaj të çuditshëm? ‘Thonjtë Covid’ pasi shërohen pas infeksionit, rritja ripërtërihet duke lënë një vijë të dukshme. Mund të ndodhë pa skuqje të lëkurës dhe është e padëmshme”, shkruan Spector në Twitter.

Disa përdorues të mediave sociale reaguan duke treguar se kanë vënë re një shenjë të ngjashme në thonj. Ata kanë kërkuar të dinë nëse kjo vijë ka lidhje edhe me sëmundje të tjera.

Spector sqaroi se çdo sëmundje mund t’i shkaktojë këto vija në thonjë dhe se nuk është specifike vetëm për Covid. Por fakti që shumë njerëz e vunë re këtë shenjë në të njëjtën kohë, tregon qartë që mund të jenë shkaktuar nga Covid-19.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.