Një test i ri i gjakut që mund t’i zbuloj më shumë se 50 lloje të kancerit është zbuluar nga shkencëtarët në studimin e fundit që ofron shpresë të madhe për zbulimin e hershëm të tij.

Testi është i bazuar te ADN-ja që është hequr nga tumoret dhe është gjetur duke qarkulluar në gjak. Më specifikisht, ajo fokusohet në ndryshimet kimike në këtë ADN, e njohur si mostrat metlacione.

Hulumtuesit thanë që testi nuk mund të thotë vetëm nëse dikush ka kancer, por po ashtu mund të hedhë dritë mbi llojin e kancerit që ata kanë, raporton Guardian.

Dr.Geoffrey Oxnard i një instituti si pjesë e Shkollës Mjekësore të Harvardit, tha që testi tash po eksplorohej në testime klinike.

“Duhet të përdorni teste si ky në grupe të pavarura të rrezikut nga kanceri në mënyrë që t’iu tregojnë se mund të gjeni kanceret, e të kuptoni se çka të bëni më tej sapo t’i zbuloni ata,” tha ai.

Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se si testi ishte zhvilluar duke përdorur një algoritëm – soj i inteligjencës artificiale. Këto sisteme zgjedhin mostrat brenda të dhënave dhe si rezultat mësohen që t’i klasifikojnë ato.