A i përqafoni fëmijët tuaj shumë shpesh? Nëse po, atëherë vazhdoni ta bëni këtë. Në fakt përqafimet e shpeshta sipas disa studimeve të reja ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve dhe I bën ata më të mençur.

Me fjalë të tjera, sipas studimit të Spitalit për fëmijë në Ohajo, sa më shumë që ju I përqafoni fëmijët tuaj, truri I tyre zhvillohet më mirë.

Ky studim ka përfshirë 125 bebe, të porsalindura dhe disa muajshe, dhe studiuesit po kërkonin ndikimin që kanë përqafimet tek fëmijët.

Ata gjeten se bebet që kanë lindur në kohë të duhur reagonin më mirë ndaj dashurisë fizike sesa foshnjat e lindura para kohe. Megjithatë, ajo çfarë është interesante është fakti se të gjitha bebet për të cilat është treguar afërsi nga stafi I spitalit dhe prindërit tregonin simptoma të një truri të fortë dhe që reagon shpejtë.

Sipas dr. Nathalie Maitre,një studiuese brenda hulumtimit, rezultatet tregojnë se qoftë edhe një përqafim I thjeshtë dhe mbajtja e bebes suaj në duar për ca qaste duke e ledhatuar, bën diferencën ne mënyrën se si zhvillohet truri I bebes tuaj.

Në tërësi, prekjet,ledhatimet janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit, në të gjitha fazat e rritjes.

Kështu që, përqafoni dhe ledhatoni bebet e juaja sa më shumë që mundeni!