Ish këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi në një postim në Facebook ka komentuar ftesën e Enver Hoxhajt për debat televiziv për Albin Kurtin.

Gashi këtë ftesë e krahason me një ngjarje që sipas tij ka ndodhur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Duke e treguar ngjarjen, Gashi në fund shkruan “Edhe Enver Hoxhaj, e ka ditë që s’i del Albin Kurti në debat se kurrë s’e kish thirre”.

Postimi i plotë:

Në mbarim të Luftës së Dytë Botnore, forca policore kishin pas shku në fshatin Marec me e arrestu Shyt Marecin, nji kaçak fort i sertë. Mirëpo, Shyti s’kish pas qëllu n’shpi.

Nana e Shytit iu kish pas thanë policëve se s’asht Shyti aty e se nëse s’besojnë, mujnë me hy mrena e me u bindë. Por, policët jo veç që kishin pas refuzu me hy mrena, po edhe kishin pas kambëngulë që Shyti asht mrena dhe se duhet me u dorëzu fill.

Jo asht, jo s’asht, dikur nana e Shytit ish pas ba nervoz e i kish pas përmbledhë: hajt loke, se e dini edhe ju fort mirë që Shyti s’asht këtu se me e pas ditë që asht këtu, kurrë s’kishi guxu me ardhë kaq serbez e me e lypë.

Edhe Enver Hoxhaj, e ka ditë që s’i del Albin Kurti në debat se kurrë s’e kish thirrë.