Aktivisti i të Drejtave të Njeriut, Shkëlzen Gashi, ka reaguar rreth vendit ku do të ndërtohet Xhamia e Madhe në Prishtinë.

“Sugjerimi im prej fillimit ka qenë me e rrëzu ndërtesën e Radio Kosovës dhe aty me e ndërtu xhaminë sipas planit të arkitektes Zaha Hadid”, ka shkruar ndër të tjera Gashi në Facebook.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

Ju pëlqen!

“Me ndërtu xhami në oborr të ndërtesës të madhe të PTK-së në Prishtinë është shumëdimensionalisht katastrofë. Në fakt, kudo në qendër të Prishtinës me ndërtu xhami të re, për pa rrëzu paraprakisht diçka të vjetër, kishte me qenë ekstra-ultra-super katastrofë.
Sugjerimi im prej fillimit ka qenë me e rrëzu ndërtesën e Radio Kosovës dhe aty me e ndërtu xhaminë sipas planit të arkitektes Zaha Hadid.
Me një të shkrepne të aparatit i rrokim: kishë ortodokse–xhami–katedrale ose katedrale–xhami–kishë ortodokse, pra kahdo që ta sillësh, xhamia në mes. Kështu edhe dëshmojmë se jemi qytet i tolerancës ndërfetare”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!