Dy gola ndaj Sllovakisë në ndeshjen e luajtur më 4 shtator në Schaffhausen. Gol tjetër ndaj Sllovakisë në ndeshjen e luajtur më 8 shtator në Nitra.

Andi Zeqiri po kalon formë të lartë te Përfaqësuesja U-21 e Zvicrës. Falë edhe formës së tij, Shpresat e Zvicrës i kanë fituar gjashtë ndeshjet e deritashme të kualifikimeve për “Euro 2021”.

Zeqiri, 21-vjeçar, ka luajtur vetëm katër ndeshje në këtë cikël, ndërsa tashmë ka arritur në shifrën e shtatë golave, shkruan KOHA.

Ju pëlqen!

Nga efikasiteti i lartë i tij, shpresojnë që në të ardhmen e afërt të përfitojnë edhe te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Zeqirin e synon Kosova dhe ky nuk është sekret. Madje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka theksuar ditë më parë se Zeqiri prej tetorit do të jetë pjesë e Kosovës. Kjo në fakt duhet pak e besueshme.

“Zeqiri është diçka e përfunduar. E ka zgjedhur Kosovën. Por e ka mundësinë të luajë për Zvicrën U-21. Kjo nuk prish punë, le ta ndihmojë Zvicrën për shkak të dokumentacionit. Në tetor do ta shihni Zeqirin me fanellën e Kosovës”, kishte thënë Ademi në fund të gushtit.

Zeqiri nuk është lojtari i vetëm që e ka synuar apo që synon Kosova e që po kalon formë të lartë në përfaqësuese të tjera. Kosova në shumë raste nuk ishte zgjidhja e parë e lojtarëve të rritur në vende evropiane. Vendet ku ata bëjnë karrierë kryesisht kanë qenë opsioni i parë e në mungesë të ftesës prej tij, ka qenë si opsion Kosova. Më pas nuk kanë munguar deklaratat bombastike të tipit “Kosova ishte zgjidhje e zemrës”, “gjithnjë kam ëndërruar të luaj për Kosovën”…

Sulmuesi Zeqiri është i lindur në Luasanne të Zvicrës. Ai asnjëherë nuk ka deklaruar se do të luajë për Kosovën. Por babai i tij ka thënë për KOHËN se Andi ka zgjedhur Kosovën.

Zeqiri ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës dhe ka shënuar gola për të gjitha. Në Zvicër vlerësohet shumë lart.

Ai është pjesë e Luasannes. Më herët ishte edhe te të rinjtë e Juventusit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.