Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” me regjisor Fatmir Koçin, do të jetë pjesë e kategorisë “Critics’ Picks” në kuadër të edicionit të 26-të të festivalit të filmit në Estoni “Tallinn Black Nights Film Festival”, i cili do të mbahet përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është adaptim filmik i veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli, i cili flet për Zyla Kamberin, një burokrat i zoti e fjalaman i palodhur. Në vitet e 70-ta, në institucionin e lartë të kulturës, ai kërkon me ngulm të ngjitet në karrierë duke marrë iniciativa të padëgjuara.

Filmi është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Kosovës me producent Dritan Huqin, dhe bashkëproducent Besnik Krapin. Kurse në rolet kryesore luajnë aktorët: Donald Shehu, Aleks Seitaj, Amos Zaharia, Enisa Hysa, Jorida Meta, Xhoana Karaj dhe Kastriot Cipi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!