Ishte mbrojtësi Mario Mitaj në minutën e 17’, hapi siparin e galave për kombëtaren kuqezi. Asan Mata, dyfishoi rezultatin në minutën e 26’, duke i dhenë qetësi ekipit për pjesën tjetër të ndeshjes.

Në minutën e 64’, Elio Zalli shënoi golin e 3-të, për Shqipërinë, dukë arritur kështu një rezultat shumë të mirë.

Në këtë ndeshje Kombëtarja e 17-vjeçarëve përveç rezultatit të thellë, bindi edhe me lojë duke e dominuar kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes.

Ju pëlqen!

Ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri do të ketë edhe një ndeshje tjetër miqësore me Malin e Zi pas tre ditësh, por këtë herë do të do të luajnë si mysafirë. Në 13 nëntor 17-vjeçarët do të kenë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër moshatarëve të Portugalisë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro2020, për këtë moshë

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!