“Shkatërrimi masiv nuk u shkaktua nga poterja e emocioneve, por nga heshtja e vdekur e atyre që nuk donin të ngatërroheshin më këtë punë. Nuk pati hare publike, por indiferencë publike, e cila u “shndërrua në një nyje përforcuese në lakun që po shtërngohej pandalur rreth qindra mijra jetëve”

“Holokausti nuk ishte vetëm një çështje çifute dhe as vetëm një ngjarje në historinë e çifutëve.
Holokausti lindi dhe u krye në shoqërinë tonë racionale e moderne, në nivelin e përparuar të qytetërimit tonë dhe në majën e arritjeve kulturore të njerëzimit, prandaj ai është një çështje e kësaj shoqërie, qytetërimi e kulture. Për këtë arsye, vetëshfajësimi i kujtesës historike që ndodh në ndërgjegjen e shoqërisë moderne është më shumë sesa një moskujdesje fyese për viktimat e gjenocidit; ai është edhe një shenjë e një verbërie të rrezikshme dhe potencialisht vetëvrasëse.”

Z. Bauman – “Moderniteti dhe Holokausti”; në shqip nga Enis Sulstarova /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.