Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkarkimit të Vladete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani.

Çitaku e kundërshtoi ashpër këtë shkarkim të Dakës, duke thënë se kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për institucionet e vendit.

“Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.

Ju pëlqen!

Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten”, shkroi Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë

Zonja Valdete Daka, që nga vitit 2008 e tutje, ka qenë në krye të institucionit i cili organizon zgjedhje në Kosovë. Ne kemi shumë të meta si demokraci e re, por, nuk ka fije dyshimi që Kosova organizon zgjedhjet më të mira në rajon e më gjërë.

Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.

Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten.

Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.