Varësia nga komponentët e smartfonëve Kinezë shkaktoi probleme të mëdha në SHBA dhe Evropën Perëndimore ku dërgesat ranë me 16.1% dhe 18.3% respektivisht.

Shitjet globale të smartfonëve ranë në tre muajt e parë të këtij viti dhe është rënia më e madhe shënuar ndonjëherë nxitur nga pandemia e koronavirusit.

Prodhuesit e smartfonëve shitën 275.8 milionë njësi nga Janari në Mars, një rënie me 11.7% krahasuar me një vit më parë dhe rënia më e madhe vjetore regjistruar ndonjëherë nga firma analitike IDC.

Ju pëlqen!

Kina shënoi një rënie me 20.3% dhe pati një impakt të madh në tregun global në tërësi sepse vetëm Kina zë ¼ e dërgesave.

Varësia nga komponentët e smartfonëve Kinezë shkaktoi probleme të mëdha në SHBA dhe Evropën Perëndimore ku dërgesat ranë me 16.1% dhe 18.3% respektivisht.

Nga ana tjetër firma analitike Counterpoint Research thotë se dërgesa ranë me 13% dhe sipas kompanisë janë shitur më pak se 300 milionë njësi, pika më e ulët që prej 2014.

Të dy kompanitë, IDC dhe Counterpoint Research bien dakord se Samsung është lideri ndjekur nga Huawei dhe Apple.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!