Ëndrrat mund të jenë gjithçka, nga jashtëzakonisht të kënaqshme, deri në absolutisht të tmerrshme.

Ndoshta më të bezdisshmet e të gjitha modeleve të ëndrrave janë ato që përsëriten, në veçanti nëse ata gjithnjë shfaqin pa pushim të njëjtin person.

Ndoshta ju jeni të lumtur ta shihni atë person. Ose ndoshta ai është armiku juaj i betuar. Sido që të jetë, përsëritja e ëndrrës në kohë me sa duket do të thotë diçka.

Arsyet prapa tyre janë psikologjikisht interesante.

Çfarë do të thotë kjo?

Qëllimi që qëndron pas dikujt që të shfaqet në mënyrë të përsëritur në ëndrra, nuk është një shenjë që ju do të shpenzoni pjesën tjetër të jetës tuaj me ta (më vjen keq).

“Modeli i mendjes funksionon me idenë e një kompjuteri,” i tha “Elite Daily”, psikologu klinik Dr.John Mayer.

“Kur shkojmë të flemë, kompjuteri i vogël do të vazhdojë punën, por as nuk fiket dhe as nuk ndalet. Ne kemi një perceptim se jemi bosh kur flemë, por truri vazhdon punën”, shton ai.

Dr.Mayer shton se kur dikush na del vazhdimisht në ëndërr, ky person është duke simbolizuar një stres ose shqetësim të caktuar që po kalojmë.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]