Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3%, krahasuar me 1 janar 2018, bëri të ditur sot INSTAT.

Në 1 janar 2019, Tirana zë rreth 31,3% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri 10,3% dhe Durrësi 10,1%. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2% deri 5 % të popullsisë gjithsej.