Sipas një studimi të ri, në botë ka të paktën 50 miliardë zogj të egër.

Referuar një artikulli të BBC, vetëm harabelët e shtëpive përbëjnë rreth 1.6 miliardë nga këto.

Dhe tre specie të tjera, gjithashtu kanë popullsi që tejkalon një miliard zogj. Megjithatë, shumica e specieve të zogjve janë të rralla, me rreth një në dhjetë specie, në më pak se 5,000 individë, thonë autorët e studimit.

Ju pëlqen!

Kjo “fotografi” e popullatës globale të shpendëve do të ndihmojë në përpjekjet për të shpëtuar zogjtë e veçantë nga zhdukja.

Lexo po ashtu:  Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!