Homeland Justice publikon së fundmi materiale të tjera nga fondi I Shërbimit Informativ, ku pretendohet se kemi të bëjmë me materiale video, nga ato që duken veprime operacionale survejimi ambiental.

Faqja në fjalë paralajmëron një bombë të radhës, por nëse materialet në fjalë rezultojnë se janë realisht të SHISH, atëherë penetrimi në sistem është shumë më I thellë nga sa mendohet dhe ka prekur bazën e të dhënave që presupozohet se janë sekrete.

Ky është një shantazh I orkestruar më së miri ndaj një shteti që ka rënë. Praktikisht dhe teorikisht. I mbeten vetëm fjalët e kryeministrit dhe fasada e stemave.