Është raportuar viktima e dytë nga koronavirusi në rajonin e Lombardisë në Itali. Nga të dhënat e para mësohet se viktima edytë është një grua, 67 vjeçe.

Ndërkohë, numri i të prekurve ka arritur në 29 persona.

Viktima e parë ishte një burrë 78 vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë natës. Adriano Levinsano kishte qenë edhe kryekomunar i Vo’ Euganeo.


Viktima e pare

Autoritetet italiane kanë mbyllur shkollat në rajonin e Lombardisë, ndërsa që janë anuluar edhe 40 ndeshje futbolli për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve, gjë e cila rrit rrezikun e përhapjes së virusit.