Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se sot përmes aktiviteteve të ndryshme po shënohet “Dita Ndërkombëtare e Shkrimit dhe Leximit” në Greqi.

“Foto e ditës/ Fëmijët shqiptarë në Greqi gjatë leximit të teksteve në gjuhën amtare në aktivitetin e organizuar për “Ditën Ndërkombëtare të Shkrimit dhe Leximit”, në parkun “Fëmija dhe Kultura”, Athinë. Ky aktivitet bashkoi të gjitha komunitetet në Greqi me qëllim promovimin e kulturës së librit dhe leximit në gjuhën e vendit të origjinës”, ka shkruar Majko në Facebook. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]