Në mensën e punëtoreve në ‘StanTërg’ është mbajtur manifestimi me rastin e 34- vjetorit të grevës së minatorëve si dhe fillimit të javës së minatorëve.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin kryeministri Albin Kurti, kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ministra e deputetë dhe përfaqësues tjerë të institucioneve.

Kryeministri, Albin Kurti me këtë rast tha se mbrëmë me t’u kthyer në Prishtinë ka marr lajmin që ekipi i Trepçës në basketboll ka fituar, me këtë rast ai ka uruar për fitoren.

“Mbrëmë kur jam kthyer në Prishtine e mora lajmin e parë që fitoi Trepça. Ja uroi klubit të basketbollit Trepça fitoren e kupës. Urime, ishte e jashtëzakonshme kjo fitore për të gjithë. Këto ditë që shënuam pavarësinë ishte kryefjala Republika e Kosovës. Teksa vija këtu u kujtova që me fjalën Kosova Republike mund te kujtohet ky përvjetor. At kohë hynë në greve rreth 1300 punëtorë u ngujuan për t’i plotësuar disa nga kërkesat ku në thelb po e mbronin Kosovën’, tha Kurti.

Ai tha se për 8 ditë në nëntokë ata dridhen themelet e Jugosllavisë.

“Ishin jo 1300 punëtor po 1300 ushtaret e parë”, tha Kurti.

Sipas tij tashmë kur kanë kaluar 34 vjet dhe shpejt do të bëheë dy vjet nga marrja e qeverise, jemi angazhuar në ndërmarrjen publike dhe për t’i ngritur rezultatet.

“ Kemi parë përparime në ndërmarrjen në Trepçë. Janë rritur të hyra dhe janë ulur humbjet. Si Qeveri e kemi përkrahur Trepçën me subvencione dhe kemi ende punë për të dhe punëtorët. Sidomos investime në teknologji do të ndodhin brenda qeverisjes sonë”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se kjo ngjarje për të është emocion i veçantë si ish punëtor i këtij kombinati.

“Për mua kjo ngjarje është edhe emocion se si ish punëtor i kombinatit Trepça edhe ndjenje dhe emocion. Minatorët nuk u ndalen me grevën dhe vazhduan edhe më pas pasi disa prej tyre edhe ju bashkuan UÇK-së dhe ne të gjithë duhet të bëjmë maksimumin që Trepça të ketë financim të qëndrueshëm’, tha Hamza.

Në anën tjetër Bahri Hyseni kryesues i bordit mbikëqyrës të Trepçës tha se ngjarjet që pasuan vërtetuan që minatorët kishin të drejtë.

“Gjenerata e minatorëve 89-99 bëri që greva të mbetet në histori pasi ai moment i parapriu shumë momenteve tjera. Sigurisht që tashmë kemi shumë sfida po shpresojmë që të kemi mbështetje. Ky vit të jetë vit i stabilizimit dhe gjendjes financiare të ndërmarrjes”, tha Hyseni

Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se minatori përmendet shume herët në historinë tonë .

“Kujtojmë at ngjarje të madhe dhe sakrificën për lirinë që sot e gëzojmë. Ne jemi krenar me Trepçën dhe zotohemi që do tu përkrahim sidomos në aspektet e zhvillimit të teknologjisë. Gëzuar ditën e minatorit dhe me fat”, tha Rizvanolli

Kurse Ushtruesi i Detyrës së kryefshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani tha se para 34 viteve minatorët kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën dhe autonominë e saj.

“Kjo sakrifice duhet të na shërbej për bashkim dhe unifikim. Për zhvillimin e ndërmarrjes”, tha ai.

Për kryetarin e sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi me 20 shkurt kishte nis greva që në fakt, siç tha ai, nisi zhbërja e Jugosllavisë.

“Kjo rezistencë beri bujë të madhe ani pse kishte presion, kërcënime dhe dënime ndaj minatorëve. Kërkojmë investime më të madha pasi mosha dhe kushtet janë të vështira. Shpresoj që vitin tjetër të bëhet feste shtetërore”, tha Jonuzi.