Vjosa Osmani e quan gabim të rëndë vendimin e kryeministrit Edi Rama, për një Shengen Ballkanik me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kandidatja e LDK-së për kryeministre, e ka cilësuar “fatkeqe” idenë e mini-Shengenit Ballkanik të kryeministrit Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Zoran Zaev

Erjon Dervishi

Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur një fatkeqësi idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanitk”. “Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, ka thënë Osmani. Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Rama duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën. “Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë Osmani në një intervistë për KTV. Kur Kosova vendosi tarifën doganore 100% ndaj mallrave serbe, Shqipëria rezultoi një nga përfitueset e mëdha. Vetëm katër muajt e parë që pas vendosjes së taksës, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës u rritën me tre miliardë lekë më shumë. Në kohën që taksa është ende në fuqi, mundet që marrëveshja me Serbinë të krijojë një kanal të ri tregtie, e cila mund të zhvlerësojë “embargon kosovare”. Tarifat në thelb ishin politike dhe erdhën edhe si presion për njohjen e Kosovës. Gjatë konferencës në Novi Sad, kryeministri Rama deklaroi se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën, por kjo do kohë për t’u vërtetuar. Shumë ekspertë në Prishtinë janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani. Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë marrëveshje, por mediat serbe e cilësojnë si një arritje për ekonominë e tyre. Edhe analistët në Prishtinë janë të bindur se Serbia është e vetmja që përfiton nga ky projekt, pasi do të ofronte anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2025. “Si me shkop magjik do të zgjidheshin të gjitha problemet rajonale: “Nëse në Bashkimin Europian do të ishte edhe Mali i Zi, Shqipëria do të zgjohej nga zhytja në baltën e vet politike dhe do të reformohej shpejt dhe Serbisë do t’i përshpejtohej hyrja”, shkruan analisti kosovar Veton Surroi. Ai dënon kryeministrin shqiptar që i bashkohet një iniciative të tillë me Serbinë kur nuk ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar tregtinë e lirë më Kosovën. “Kryeministrit Rama ka pasur hapësirë të papengueshme për të liberalizuar komunikimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk ka asnjë ndërmarrës nga Shqipëria dhe Kosova që do të konsiderojë se mes dy vendeve ka hapësirë lirie ekonomike. Nëse nuk e bëka mes Shqipërisë e Kosovës, si e bëka mes Shqipërisë e Serbisë?”, pyet Surroi. Ai thotë se vendet e rajonit e kanë tanimë një marrëveshje të tregtisë së lirë, CEFTA-n.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kritikat që vijnë nga Serbia për “Shengenin e Ballkanit”

Zëvendës kryeministrja serbe Zorana Mihajloviç ka thënë se “mini-Shengeni” nuk është një zëvendësim i anëtarësimit në Bashkimin Europian, as nuk është krijimi i një Jugosllavie të re ose një shkurtore për zbatimin e projekteve nacionaliste në Ballkan. Sipas saj, deklarata “mini-Shengen” është dëshmi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë një pjesë e patjetërsueshme e një Europe të bashkuar, e cila është qëllimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sekretarja i Përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane në Serbi (EMinS), Suzana Grubjesiç, përshëndeti deklaratën sepse hapi rrugën për zbatimin e katër lirive europiane në një pjesë të Ballkanit Perëndimor. “Në një situatë kur Bashkimi Europian po merret me problemet e veta dhe me gjasë shtyrjen e fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është e rëndësishme të mbështesni nisma të tilla sepse ato ndihmojnë në krijimin e një Ballkani Perëndimor më të lirë dhe më të qëndrueshëm”, tha Grubjesiç për EURACTIV serbia. Kritika e vetme erdhi nga Presidentja e Dhomave të Tregtisë në Maqedoninë e Veriut Daniela Arsovska, i cili tha se vendit të saj i duheshin reforma strukturore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, sesa një “mini-Shengen” me Serbinë dhe Shqipërinë, gjë që do të çonte në izolim të mëtejshëm. “Në një kohë kur jemi gati të bashkohemi me NATO-n dhe me mundësinë e fillimit të negociatave me Bashkimin Europian, është një ide e çuditshme të hyjmë në një “strukturë të paligjshme ekonomike, mini-Shengenin: me Serbinë, e cila ka ndryshe pozitat sesa Maqedonia e Veriut në politikën e jashtme, veçanërisht në lidhje me pranimin në aleancën Euro-Atlantike”, tha Arsovska. Ajo theksoi lidhjet e ngushta të Serbisë me vendimin e Moskës dhe Beogradit për të qëndruar jashtë NATO-s, e cila bombardoi vendin në 1999 për të ndaluar një sulm ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë.

Novi Sad

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, së bashku me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç u takuan në Novi Sad, veri të Serbisë, këtë të enjte dhe nënshkruan një deklaratë për të vendosur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitalit midis tre vendeve. “Mini-Shengeni” do të funksionojë në vitin 2021, kur qytetarët, siç e ka thënë Vuçiç, do të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë e secilit prej tre shteteve me një kartë identiteti “më së shumti”. Nisma është e hapur për anëtarët e mbetur të “Ballkanit Perëndimor Gjashtë”, theksuan të tre udhëheqësit, duke ftuar Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën të bashkohen me ta. Sipas fjalëve të Ramës, kjo është arsyeja pse deklarata përmend “Ballkanin Perëndimor Gjashtë në të gjithë tekstin”. Vuçiç tha që tre të tjerët ishin gjithashtu të ftuar në “mini-Shengen”, pavarësisht nga dallimet e tyre në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se Serbia dëshironte të zhvillonte marrëdhënie të mira dhe të shfuqizonte barrierat administrative në rajon dhe dallimet mbi Kosovën nuk kishin asnjë lidhje me tregtinë dhe lëvizjen e lirë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...