Nëse interesoheni për dieta, obezitet, shëndet publik, diabet, epidemologji, shëndetin tuaj personal apo të të tjerëve, është koha që të vetëdijësoheni se sheqeri dhe jo yndyra, tani konsiderohen si “ushqim i djallit”.

Dr. Robert Lusting, profesor i klinikës pediatrike të Universitetit të Kalifornisë, ka shkruar librin “E vërteta e fshehur rreth sheqerit, obeziteti dhe sëmundja”. Dr. Lusting ka kaluar 16 vite duke e trajtuar obezitetin tek fëmijët. Në meta-analizat e tij të hulumtimeve të fundit në një grup të madh për të parë se çfarë bën sheqeri tek popullsitë botërore, përgjatë vrojtimeve në klinikën e tij, ka arritur që të akreditohet për ta filluar luftën kundër sheqerit. Kur kjo ta arrijë statusin e armikut sikur duhani, do të jetë si rezultat i punës së Lusting.

Lustig e vërteton se, sheqeri krijon një lloj apetiti për vet atë, me anë të mekanizmit të përcaktueshëm hormonal – një cikël, siç thotë, të cilin ju nuk do të mund ta ndalni më fuqinë e vullnetit. Për këtë ai thotë se hormoni që lidhet me stresin kortizolin e ka fajin e pjeshëm. Kortizoli e ngrit nivelin e hormonit të urisë, që quhet grelin.

Ju pëlqen!

Problemi i obezitetit nuk është “pesha e tepërt” thotë Lusting, “por fakti që truri nuk është duke e dalluar peshën e tepërt” kjo për shkak se apetiti caktohet nga një sistem binar. Njëri quhet anoreksigenis, kur truri thotë “Nuk jam i uritur dhe mund t’i djeg kaloritë” – ose tjetri, oreksigenesis “Jam i uritur dhe më duhet të depozitojë energji”. Ndërsa niveli i leptinës (një hormon që rregullon yndyrnat e trupit), shërben si lloj rregullatori në mes të këtyre, pra e alarmon përmes sinjaleve trurin, p.sh: “Mjaft me ushqim”. Por sasia e tepërt e insulinës që e merrni me sheqerëra në sistemin tuaj e bllokon sinjalin e leptinës, dhe kjo rezulton me ngrënien e tepërt, moskontrollimin e vetes në ushqim.

Disa probleme në organizëm si pasojë e përqëndrimit të tepërt të sheqerit në ushqim

Shumë kalori, zero lëndë ushqyese të domosdoshme për organizëm – kjo shkakton mungesë të proteinave, vitaminave, yndyrërave esenciale apo mineraleve në organizmin tonë, prandaj quhen kalori të zbrazëta.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fruktozës e stërngarkon mëlçinë – fruktoza e tepërt në mëlqi shëndrohet në dhjamë duke e penguar punën e saj të rregullt. Në fakt ky ndikim konsiderohet i njëjtë me atë të pijeve akloolike.

Shkakton rezistencë ndaj hormonit të insulinës duke rezultuar në sëmundje si sindromi metabolik, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare, dhe sidomos diabeti i tipit II.

Shkakton kancer – konsumimi i tepërt i sheqerit ndikon në rritjen dhe shumimin e pakontrolluar të qelizave. Rritje të cilën e mban nën kontroll kryesisht insulina.

Ndikon në mbipeshë – janë dy lloje të sheqerit, glukoza dhe fruktoza. E para gjendet në çdo qelizë eksistuese, nëse nuk e marrim përmes ushqimit, trupi ynë do ta prodhojë atë, dhe e dyta dallon nga e para, ngase, këtë nuk e prodhon trupi ynë dhe nuk ka asnjë nevojë fiziologjike për këtë. Për më tepër fruktoza nuk e ulë nivelin e hormonit të urisë (grelinë) sikurse glukoza dhe kjo ndikon në ngrënien e tepërt.

Shkakton varshmëri – për shkak të lirimit masiv të niveleve të dopaminës në tru. Njësoj sikurse substancat narkotike mund të shkaktojë varshmëri.

Shkakton sëmundjet e zemrës – për shkak të rritjes së nivelit të kolesterolit.

Nga Dr. Robert Lusting, përktheu dhe përshtati: Selda Buçinca Ferataj

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.