Shën Valentini dhe dhuratat në çift: një klasik i përhershëm. Me lule dhe çokollata në ditën e festës së të dashuruarve, nuk gabohet kurrë, e pastaj me kalimin e viteve tentohen rrugë të tjera më origjinale. Por disa lloje dhuratash duhen evituar se s’bën.

5 dhuratat kryesore që duhet të evitoni:

Krem ose trajtim anti-rudha e anti-celulit

Ju pëlqen!

Edhe nëse partneri ka ndonjë rrudhë më shumë, bëni mirë që t’i rezistoni tundimit për të dhuruar serume ose kremëra. Nëse jeni për këtë linjë dhuratash, të paktën zgjidhni ndonjë produkt që nuk e “vë gishtin në plagë”.

Pizhama

Shumë komode dhe simpatike por është njësoj si të jesh duke dhuruar çorape në ditën e Krishtlindjeve, që zakonisht u bëhen kujdo.

Abonim për në palestër

Më mirë të mendojmë për formën fizike në një moment tjetër sesa në ditën e dashurisë. Ftesa për të bërë më shumë ushtrime fizike nuk rezulton se është shumë e përshtatshme për t’i shprehur dashurinë partnerit.

Rroba identifike për t’u kombinuar të dy

Kjo duket sikur e çon nivelin e romancës në ekstrem. Por nga sondazhet e kryera në Itali veshja e rrobave të njëjta nuk është domosdoshmërisht shprehje e dashurisë së dyanshme. Po ashtu, e njëjta gjë vlen edhe për sende të tjera si p.sh pellushët apo objektet me formë zemre që konsiderohet të tepruara edhe nga vetë romantikët.

Objekte për shtëpinë

Ashtu si me rastin e kremërave anti-rrudhë apo me abonimet në palestër, rreziku është që t’i japim partnerit një mesazh të gabuar me dhuratën që i bëjmë në ditën e dashurisë. Në këtë rast, nëse i dhurojmë sende për shtëpinë, duket sikur e ftojmë që të bëjë më shumë punë shtëpie. Kur në fakt, partneri dëshiron të marrë vëmendje dhe jo të ndjehet një shtëpiak/e i/e dëshpëruar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.