Gazeta “Koha Jonë” publikonte dje në faqen e vet online një shkrim të Nikolla Barkajt që prezantohet si gazetar i radio “Ngjallja”, media kjo e Kishës Autoqefaqe Orthodhokse të Shqipërisë. Shkrimi në fjalë titullohet: Shenjtorët shqiptarë, Skënderbeu, Fan Noli dhe Kryepiskopi Anastas dhe siç mund të merret me mend ai mëton të ndërtojë trininë e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse Shqiptare sipas një leximi që duhet parë si zyrtar i KOASH-it.

Shkrimi është rishpërndarë në Facebook nga radio “Ngjallja” duke i dhënë atij peshën e autorizimit zyrtar, meqenëse duhet kuptuar se entet mediatike të institucioneve apo organizatave të tilla nuk para funksionojnë me liri editoriale. Kështu KOASH po na njofton se Kryepeshkopi Anasatas është një shejtor i Kishës, krahas dy shenjtorëve po kaq atipikë dhe të shpikur për nevoja jo aq të misionit ekumenik sesa të historisë lokale. 

Jo vetëm Skenderbeu, por të gjithë shenjtorët me origjinë shqiptare nderohen dhe respektohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, jo sepse dhanë jetën e tyre për Krishtin, por edhe për faktin se origjina e tyre rridhte prej trojeve shqiptare. Kjo i bën më të lidhur me besimtarët shqiptarë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Fan Noli, është një tjetër figurë e rëndësishme, që Kisha Orthodhokse shkel nën udhën që ai eci.

E gjithë kjo përpjekje e Kryepiskopit Anastas, është për të promovuar këto personalitete duke i prezantuar shqiptarëve dhe botës, veprat e tyre për ruajtjen e besimit, shkruan ndër të tjera gazetari në fjalë.

Shën Skënderbeu është patjetër diçka kumbuese për veshët e disa shqiptarëve dhe investimi i Kryepeshkopit në këtë lloj shenjtërimi krahas Shën Theofanit, ngjan si përpjekje për legjitimin e Shën Anastasit. Një kompromis ky fare i paturp nëse do të kemi parasyh formimin teologjik dhe filozofik të Kryepeshkopit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...