Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testua për Covid-19 të shtunën, në ditën e parë të një testimi masiv me të cilin qeveria shpreson se do të ndikojë në uljen e kurbës pa pasur nevojë për mbyllje. Skema, e para për një vend me madhësinë e Sllovakisë, po shihet si model nga vendet e tjera që kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.

Ministri i mbrojtjes, Jaroslav Naď, tha të dielën se 2.58 milionë sllovakë e kishin bërë tamponin të shtunën dhe 25 850 ose 1% rezultuan pozitivë dhe duhej të kalonin në karantinë. Sllovakia ka një popullsi prej 5.5 milion dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç. Më shumë se 40 000 mjekë dhe ekipe mbështetëse ushtarësh, policicësh, punonjësish të administratës dhe vullnetarë ngritën rreth 5 000 pika ku u administruan testet e antigjenit. Testimi u krue falas dhe pa detyrim, por qeveria ka thënë se do të vendosë izolimin si masë për ata që nuk marrin pjesë, duke përfshirë ndalimin për të shkuar në punë.

Kryeministri Igor Matovič kërkoi falje për nxitjen e vazhdueshme të qytetarëve për t’u testuar, por e motivoi këtë me përgjegjësinë për kategoritë vulnerabël. “Liria duhet të shkojë paralel me përgjegjësitë që kemi ndaj atyre që janë më të dobëtit midis nesh, pacientëve të onkologjisë, të moshuarve, njerëzve me sëmundje të tjera“, tha ai në një konferencë shtypi.

Ju pëlqen!

Sllovakia kishte relativisht pak raste në pranverë dhe verë, pasi vendosi shpejt kufizime. Por infeksionet janë rritur në javët e fundit, çka ka ngitur shqetësimin se vendit do t’i duhet të ndjekë modelin e Republikës Çeke, e cila ka shkallën më të lartë të vdekjeve në Europë përgjatë dy javëve të fundit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!