Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina.

Budina tha se tani në vendin tonë u instalua diktatura. “Me shembjen e teatrit u instalua diktatura. Fashizmi pushtoi Shqipërinë.

U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen për revolucion. I bëj thirrje presidentit Meta që të shpërndajë parlamentin. U bëj thirrje ambasadorit Soreca dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë për këtë krim”- tha Budina.

Top Channel

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!