Teksa nga krahu i qeverisë kanë shteruar zërat e artistëve që duan shembjen e Teatrit Kombëtar, një tjetër zë i skenës teatrore del hapur kundër projektit për shkatërrimin e godinës ekzsituese. Në një intervistë për Panorama, aktori Shkëlqim Bushati i njohur për rolin e Aurturo Ui, e quan barbari nismën për shembjen e teatrit

“Shembja e këtij Teatri do të ishte barbari. Si do t’u shpjegohet historia e këtij teatri brezave që do të vijnë?! T’u themi se mbi Teatrin që qe u ndërtua një i ri? T’u shpjegojmë 8 dekada ngjarje e protagonistë të skenës përmes një godine të re, që sado moderne e nis historinë nga zero?! Realisht, do të guxojnë ta mbyllin historinë e kësaj godine të shenjtë, duke thënë: “E shembëm!?” Kjo do të ishte një njollë e madhe, të cilën nuk ka teatër modern a gjigant qoftë, që ta shlyejë. Përgjegjësia për këtë do të binte mbi iniciatorët, por edhe pasuesit”-thekson Bushati.

Bushati ka hedhur poshtë edhe aludimet e përdorura më së shumti nga artistë pranë qeverisë për sëmundjen e aktorëve nga kushtet e Teatrit.

“Kjo është një vepër jo e veçuar, po e lidhur me gjithë kompleksin, ndaj mendoj se duhet ta mendojnë më gjatë, se të thuash “ta prishim këtë e të bëjmë një të re” është e lehtë, por kjo ka pasoja të parikuperueshme. Është thënë gjithashtu se disa prej aktorëve që sot nuk janë më, janë sëmurur prej kushteve të këqija të teatrit, unë dua të them se kolegët e mi nuk janë sëmurë nga teatri, përndryshe do të ishim sëmurë të gjithë. E kuptoj që në këtë çështje mund të ketë edhe interesa të tjera të artistëve që kërkojnë shembjen e Teatrit, por godina aktuale mund të rregullohet me ndërhyrjet e nevojshme. Le të dëgjojmë zërin e profesionistëve!”-shton më tej aktori. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]