Hoxhë Shefqet Krasniqi në emisionin “Personale” ka folur edhe për zhvillimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi thotë se Trumpi e tha të vërtetin kur deklaroi se Kosova është vend mysliman.
“Deklarata e Trumpit i la këta liderët tonë me gojë hapur…Këtyre nuk iu ka pëlqyer ajo që ka thënë Trump-i se Kosova është vend mysliman. Por kur e ka thënë baba Trump, sepse Baba Trump është bos i dynjasë, këta tonët nuk kanë guxuar të ia luajnë fjalën”, tha ai.

Hoxha thotë se edhe në vitin e kaluar raporti i Departamentit të Shtetit i SHBA-së e ka thënë se në Kosovë jetojnë 95% myslimanë.

Ju pëlqen!

“Edhe Bushi e ka thënë se ne i kemi ndihmuar Kosovës që është një vend islam si Kosova nga një vend ortodoks. Edhe arabëve ua ka thënë se nuk jam kundër islamit pasi kam çliruar një vend mysliman si Kosova”.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ka thënë se ka qenë i befasuar nga njohja që Izraeli ja ka bërë Kosovës.

“Nuk kam pritur nga Izraeli dhe Vatikani që e njohin Kosovën kaq shpejt, por si duket më shumë ka qenë presioni i Trumpit që ka ndikuar të Izraeli që ta njeh Kosovën”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.