Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi të enjten se aleanca ushtarake do të krijojë një qendër hapësinore në bazën e Komandës Ajrore të Forcave Aleate në Ramshtajn të Gjermanisë.

Duke folur në Bruksel pas një konference virtuale të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg konfirmoi njoftimet në lidhje me qendrën hapësinore të bëra më parë këtë javë nga agjencitë evropiane të lajmeve.

“NATO është e vendosur të ruajë avantazhin e saj në të gjitha fushat”, tha ai, duke përfshirë “tokën, detin, ajrin, fushën kibernetikën dhe hapësirën”.

Ju pëlqen!

Gjatë një takimi dhjetorin e kaluar, Stoltenberg deklaroi “hapësirën si një fushë operacionale për NATO-n. Dhe sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm”.

Në komentet e tij, shefi i NATO-s tha se qendra hapësinore e Komandës Ajrore Aleate do të ndihmonte për të koordinuar aktivitetet hapësinore të aleatëve dhe për të siguruar mbështetje për misionet dhe operacionet e NATO-s nga hapësira duke përdorur komunikimet satelitore dhe imazhet. Stoltenberg tha se qendra gjithashtu do të ndihmonte në mbrojtjen e sistemeve hapësinore aleate të NATO-s duke shpërndarë informacione rreth kërcënimeve të mundshme.

Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se NATO nuk ka interes në “militarizimin” e hapësirës. Por të enjten, ai tha se kërcënimet ndaj satelitëve të NATO-s dhe sistemeve hapësinore janë reale.

“Për shembull,” tha ai, “Rusia dhe Kina tani po zhvillojnë aftësi që mund të verbojnë, shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kenë një ndikim të rëndë si për ushtrinë ashtu edhe aktivitetet civile në terren.”

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.