Shefi i Zyrës dhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka mbështetur deklaratën e emisarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, të bërë në Beograd.

Në takimin që ka pasur me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare, raporton KOHA.
Szunyog ka thënë se i takon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit është shqetësuese për Bashkimin Evropian, ku shefi i BE-së tha se mbetet pikëpyetje luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Ju pëlqen!

Temë e këtij takimi ishin gjetjet e Raportit 2020 për Kosovën, të publikuara nga Komisioni Evropian, ku tha se Kosova ka shënuar progres në disa fusha.

Szunyog ka shtuar se raporti duhet të diskutohet në Qeveri dhe në Parlament, dhe Qeveria duhet të realizojë një plan veprimi dhe bazuar në të, të shikojë se ku janë mangësitë për mosarritje të progresit.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Malit të Zi: Çështja e Demarkacionit është mbyllur, por diskutojmë për vijën kufitare
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!