SHBA ka formalizuar dje tërheqjen nga Traktati i Qiejve të Hapur, firmosur më 1992, që parashikonte të drejtën e vendeve pjesëmarrëse për të kryer fluturime zbulimi mbi hapësirën e njëri-tjetrit, me synim mbledhjen e të dhënave për aktivitetet dhe forcat e armatosura.

Vendimi është një akt zyrtarizimi, pasi tërheqja ishte paralajmëruar nga administrata Trump 6 muaj më parë me pretendimin e kufizimeve të vëna nga Rusia në rajonin e vet të Kaliningradit. Po kështu SHBA ka akuzuar Rusinë se ka kufizuar të drejtën e fluturimeve të tilla brenda rrezes 6.2 milje në kufirin e saj me Gjeorgjinë si dhe të drejtën e fluturimeve zbuluese për stërvitjet e mëdha të ushtrisë ruse. Ky ka qenë argumenti i presidentit amerikan, ndërkohë që në Europë, Traktati vlerësohet për mundësinë që jep për mbledhje të dhënash.

CNN citon burime nga Pentagoni sipas të cilave SHBA ka vendosur të ndajë me aleatët europianë disa të dhëna të mbledhura përmes mjeteve të tilla si satelitët në mënyrë që të kompensojë humbjen në aksesin në informacion si pasojë e ndalimit të funksionimit të Traktatit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!