Ambasada e SHBA-së në Tiranë informoi sot se nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi për shqiptarët do të zgjatet nga 3 në 10 vjet.

Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre.

Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2032.

Ju pëlqen!

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu:  PËR DY DITË ROZHAJA NË MAL TË ZI, U BË QENDRA E PROMOCIONIT KULTUROR SHQIPTAR
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!