Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin non-grata edhe dy persona të tjerë në Shqipëri, Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Pas non-gratës së bujshme ndaj Sali Berishës, dhe më parë të Adriatik Llallës, Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, përcaktimi i ish-deputetit Rakipi dhe ish-pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, numri i shqiptarëve të shpallurve non-grata shkon në gjashtë.

Vendimi u publikua ditën e sotme nga Departamenti i Thesarit amerikan, ku shtatë persona u shpallën non-grata në Ballkanin Perëndimor.

Ju pëlqen!

Për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin në Shqipëri; deputetit Asim Sarajlic dhe Kryeprokurores Gordana Tadiç në Bosnje-Herzegovinë; ish-Presidentit Svetozar Marovic në Mal të zi; dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe ish-shefit të kundrazbulimit Sasho Mijalkov në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e Departamentit të Thesarit sot, për Shqipërinë:

Krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar.

Aqif Rakipi është një ish-deputet nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një OCG, brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim. Ai është përcaktuar në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin të lidhur me një zyrtar të një nga qevertë në Ballkanin Perëndimor, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme, duke përfshirë shpërdorimi të aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

Ylli Ndroqi është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat e dikurshme nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve reklamuese në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media. Gjithashtu, Ndroqi ka kërkuar ryshfet për llogari të një subjekti që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri. Ndroqi caktohet në zbatim të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nëkorrupsion në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin të drejtpërdrejtë ose në emër të dikujt të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose më një zyrtar të qeverisë aktuale ose të mëparshme në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

Shpjegimi:

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor. Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues”.

Si pjesë e këtij vendimi, Departamenti i Shtetit përcakton publikisht individë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme, 2022, duke vendosur atë që rëndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit përcakton gjithashtu edhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë sipas 7031(c). Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.